Divorci i Johnny Depp dhe Amber Heard vështirësohet sërish NULL NULL 11.01.2017 20:00 11.01.2017 20:00 Edhe pse ata kanë arritur tashmë një marrëveshje, divorci i Johnny Depp dhe Amber Heard po vështirësohet sërish. Në dokumentet e paraqitura në Gjykatën e Los Angeles, avokatja e Depp, Laura Ëasser ka thënë se Heard ka marrë shumë kohë për të nënshkruar marrëveshjen e divorcit në atë që ajo e quajti një “përpjekje të dëshpëruar dhe të gabuar për të marrë vëmendjen dhe për të rrëmbyer fonde nga Johnny” . Ndërkohë, ekipi ligjor i Heard ka pohuar se Depp ka dështuar për të zbatuar marrëveshjen e tyre 7 milionë dollarëshe pasi ka refuzuar të paguajë këstet që i kanë takuar, transmeton Klan Kosova. Aktorja Heard ka deklaruar se Depp është duke e zvarritur këtë proces dhe ajo nuk e dëshiron një gjë të tillë. “Unë e dua sërish jetën time. Unë dua të jenë të ndahem nga Johnny tani”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.