Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Kinë, Nora Gjakova e argjendtë NULL NULL 15.12.2018 11:00 15.12.2018 11:00 Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në pjesëmarrjen e sotme të Top-Mastersit të xhudos që po mbahet në Guangzhou të Kinës. Krasniqi fitoi të artën në kategorinë deri në 48 kilogramë, ku para saj shënoi katër fitore, kurse në finale mundi medalisten e bronztë Olimpike, Ami Kondo, me Ippon. Ndërsa edhe Nora Gjakova (-57 kg) u stolis me medalje të argjendtë, ku në finale u mund nga japonezja Tsukasa Joshida, kurse fitoi tri luftëra tjera ndërsa Akil Gjakova (-73 kg) zuri vendin e shtatë pasi fitoi një luftë dhe më pas u ndalë në çerekfinale dhe repesazh. Në “World Masters” marrin pjesë 16 xhudistët më të mirë të renditjes botërore në kategori, ndërsa nga ekipi i xhudistëve kosovarë është i shoqëruar me trajnerin e tyre, Driton Kuka. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024