10:30, 14 Shtator 2017

Ish-dhëndrri i familjes Kardashian, Scott Disick, ka dalë për të shëtitur me të dashurën e tij të re, Sophie Richie.

Ata u panë duke shkuar në një argjendari në Los Angeles këtë të mërkurë.

Të dy ishin veshur thjeshtë teksa përshkonin rrugët e Calabasas të Los Angeles, ndërsa më vonë kishin shkuar për të drekuar së bashku.

Sophie, e cila është bija e këngëtarit Lionel Richie, më parë kishte qenë në lidhje me Justin Bieber, ndërkaq Scot kishte qenë i martuar me Kourtney Kardashian.

Interesante