Rrregullat për ushqyerjen e fëmijëve NULL NULL 03.08.2015 21:54 03.08.2015 21:54 Të jesh prind do të thotë të bartesh përgjegjësi për shëndetin e fëmijës, çka nuk është gjithmonë e lehtë. Të ushqesh siç duhet një fëmijë për të pasur një jetë të shëndetshme, shpesh është gjëja më e vështirë me të cilën një nënë duhet të përballet. Pyetje të tilla se kur duhet filluar për t’i dhënë ushqime shtesë foshnjës, nëse duhen dhënë ëmbëlsira, apo sa duhet të hajë, nisin shumë shpejt në mendjen e çdo gruaje të re. Qumështi i nënës- është më i mirë se ajo industrial. Qumështi i nënës është pa përjashtim ushqimi i duhur për fëmijën. Natyra i ka bërë gjërat vërtet ashtu siç duhet të jenë: ky lloj qumështi plotëson të gjitha nevojat fiziologjike të fëmijës dhe përmban proteinat, vitaminat dhe kripërat minerale, thelbësore për rritjen e tij të shëndetshme. Gjithsesi nuk duhet ta marrim si një dramë faktin se nuk e ushqejmë dot me gji fëmijën tonë, edhe qumështi industrial i jep fëmijës suaj të gjitha substancat ushqyese për të cilat ka nevojë që të rritet. Veza- duke nisur që nga koha kur ka mbushur katër muaj. Në këtë kohë mund t’i japësh, për të ngrënë gjysmën e të verdhës, vetëm se duhet patur kujdes për të parë se si reagon: mund të jetë alergjik. Dhënia e këtyre ushqimeve në moshë të vogël mund të shërbejë edhe si një lloj vaksine, sepse i ndihmon që të mos shfaqen format e alergjisë në të ardhmen. Mishi- përmban një sasi të madhe proteinash dhe mund të shndërrohet në një faktor për mbipeshën dhe vështirësi në tretje. Jo më shumë se dy-tri herë në javë pa i kaluar 50-60 gramë në ditë. E rëndësishme të zgjidhet mish pa dhjam. Më mirë mish i grirë dhe fileto pule. Peshku këshillohet patjetër një herë në javë, sepse është antioksidues, përmban omega 3 dhe vitamina thelbësore. Fruta dhe Perime- Një konsum i madh frutash dhe perimesh sigurisht që nuk është i dëmshëm për shëndetin, me kushtin se mund të limitosh konsumin e ushqimeve që mund të shkaktojnë probleme intestinale (si për shembull lakrat). Edhe në këtë rast, ekspertët këshillojnë që frutat dhe perimet janë të domosdoshme çdo ditë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 28/03/2024
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 28/03/2024