Disa muaj pasi e lejoi, Bermuda po ndalon martesën e çifteve të të njëjtës gjini NULL NULL 14.12.2017 14:58 14.12.2017 14:58 Vetëm gjashtë muaj pas vendimit për të lejuar martesën e të të njëjtës gjini, Bermuda ka anuluar atë. Zyrtarët në territorin britanik, jasht vendit, votuan të mërkurën për të përmbysur këtë ligj, njofton Klan Kosova. Vendimi i tyre ka pasur një reagim të përzier në ishull, me një ministër hije që e quan atë “të turpshëm”. Çiftet e gjinisë së njëjtë ende do të kenë të drejtën ligjore për partneritet dhe ata që janë martuar tashmë do të mbajnë statusin e tyre. Megjithatë Senati miratoi Aktin e Partneritetit të Brendshëm, i cili zëvendëson të drejtën e martesës me aftësinë për të formuar partneritete të gjinisë së njëjtë, me një votim prej tetë deri tre. Për t’u bërë ligj ende duhet të nënshkruhet nga guvernatori, por shumica e njerëzve e shohin atë si thjesht formalitet. Udhëheqësi i Senatit të Qeverisë Kathy Simmons tha se projektligji pasqyroi “ndjenjën e shumicës”, sipas gazetës lokale The Royal Gazette. “Ne kemi një projekt-ligj që i jep të drejtat minoritetit dhe mbron interesat e shumicës,” citon ajo të ketë thënë, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Deputetët nuk arrijnë të votojnë as edhe për Projektligjin për shpronësimin e pronës së paluajtshme 3 minuta më parë
Kosova PDK voton Kryesinë e Re, Bedri Hamza merr mbështetje si kandidat për kryeministër 3 minuta më parë
Kosova Dyshohet se referoi pacientë në klinikë private, gjinekologu Sebajdin Gjini e mohon (VIDEO) 3 minuta më parë