18:04, 16 Maj 2018

Secila ditë e re është një mundësi që të bëni së paku një gjë që ta përmirësoni shëndetin tuaj.

Nuk do të jetë diçka e madhe – përveç nëse ju dëshironi të jetë. Ka gjëra të vogla që mund t’i zbatoni për çdo ditë në jetë dhe herët apo vonë atom und të kalojnë në shprehi, sikurse larja e dhëmbëve para gjumit, që bëhet pa e menduar, përcjell Klan Kosova.

Më poshtë keni disa ide që përfshijnë aspekte të ndryshme të përmirësimit të shëndetit fizik, mental dhe sjelljet dietale.

Provojeni nga një për çdo ditë dhe rastësisht atom und të bëhen sjellje të reja dhe më pas pjesë e pandashme e rutinës suaj.

1. Kushtoni vëmendje qëndrimit tuaj. Tërhiqni krahët tuaj mbrapa dhe mbahuni ashtu për disa sekonda. Bëjeni këtë disa herë brenda ditën në mënyrë që të jeni më vigjilent për mënyrën se si uleni dhe qëndroni.

2. Dietës suaj shtojini yndyra të shëndetshme. Mbusheni grushtin me bajame, arra, fëstëk. Shtoni sallatës feta të avokados. Përdoreni vajin e ullirit në lakër dhe brokolli kur t’i piqni në furrë.

3. Pauzoni nëse punoni para kompjuterit. Për çdo 30 deri në 45 minuta, ndrituni, ecni vërdallë, shtrihuni apo edhe dilni jashtë në ajër të pastër.

4. Jetën në dashuri bëjeni prioritet. Të qenit lidhur ngushtë me dikë ka përfitime fizike dhe emocionale.

5. Bëjini ushtrimet e Kegelit për çdo ditë. Ato ndihmojnë në forcimin e muskujve të dobët të legenit.

6. Mos injoroni shenjat e arrestit kardiak – dhimbjet në gjoks, pengesat në frymëmarrje dhe çrregullimin e të rrahurave të zemrës. Kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

7. Qëndroni të shëndetshëm duke ushtruar fizikisht.

8. Konsumoni fruta dhe perime në secilin vakt të bukës.

9. Ujin natyral bëjeni pijen tuaj kryesore.

10. Meditoni – rrit lumturinë dhe zvogëlon zemërimin, ankthin, depresionin dhe lodhjen.

Interesante