Disa fakte para ndeshjes Chelsea – Manchester United NULL NULL 13.03.2017 13:51 13.03.2017 13:51 Është hera e 12-të që këto dy klube po ndeshen në FA Cup. Manchester United ka fituar 8 herë, Chelsea 3 herë. Chelsea janë të pamposhtur nga United në 11 ndeshjet e fundit të ligës dhe kupës, dhe kanë pranuar vetëm 3 gola në nëntë takimet e fundit. Djajt e kuq i kanë fituar vetëm 2 nga 19 lojërat e kupave dhe ligës në Stamford Bridge. Të kaltërit i kanë fituar 15 nga 16 ndeshjet qe i kanë zhvilluar në shtëpi nën Antonio Conten, në te gjitha garat. E vetmja lojë që Chelsea nuk e kanë fituar në shtëpi është humbja 2:1 nga Liverpool më 16 shtator. Manchester United i kanë kaluar 10 nga 13 çerekfinalet e fundit në FA Cup. Marcus Rashford ka shënuar 4 gola në 6 paraqitjet e tij për Manchester United në FA Cup. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 22 orë më parë