Direkt në Champions NULL NULL 16.05.2016 13:02 16.05.2016 13:02 Tri ekipet angleze që janë kualifikuar direkt në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm janë, Leicester City, Arsenal dhe Tottenham, njofton Klan Kosova. Kurse Manchester City, që ka përfunduar i katërti në Premier Ligë do të duhet të luajë një rreth parakualifikues. Leicester City në ndeshjen e fundit të tyre kanë barazuar me Chelsean me rezultat 1-1, duke e përfunduar kështu kampionatin me 81 pikë, dhjetë më shumë se Arsenali që ka zënë vendin e dytë. I treti është Tottenham me një pikë më pak se Arsenal, e që në ndeshjen e fundit pësoi një debakël nga Newcastle United me rezultat 5-1. Edhe Manchester City ka siguruar Championsin, edhe pse barazoi më Swansea Cityn, me rezultat 1-1. “Qytetarët” renditën në pozitën e katërt më 66 pikë, duke lënë kështu Manchester United-in jashtë ligës së kampionëve. Por anglezët lehtësisht do të mund të kenë pesë ekipe në Ligën e Kampionëve nëse Liverpool arrin të fitojë finalen e Europa Ligës përballë Sevillas këtë të mërkurë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.