Diplomati amerikan Mitchell: Serbia shtyllë e stabilitetit në Ballkan NULL NULL 13.03.2018 23:02 13.03.2018 23:02 Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wes Mitchell, i cili qëdroi për vizitë dje në Kosovë, sot ka qëndruar në Beograd me ç’rast është takuar me Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq. Gjatë takimit Daçiq i ka dorëzuar Mitchel, atë që ai quajti, deklaratën e kryetarit të SHBA-ve, Woodrow Wilson, për Kosovën, të botuar në “New York Times” më 19 qershor 1918, me titullin “E festojmë Kosovën si Ditën e Nderit”. Zëvendëssekretari Mitchell ka deklaruar se SHBA-të e konsiderojnë Serbinë si një një nga vendet më të rëndësishme në rajon dhe shtyllën e stabilitetit në Ballkan, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova. Gjithashtu dyshja ka diskutuar edhe për vazhdimin e dialogut në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë 11 orë më parë