Përzgjedhësi i Kroacisë është një nga trajnerët më të përfolur muajin e fundit, pasi arriti që një skuadër nga Ballkani ta çojë në finale të Kupës së Botës

13:33, 12 Korrik 2018

Kroacia të mërkurën mbrëma, në takimin që u luajt në Luzhniki të Moskës, eliminoi Anglinë dhe kështu siguroi finalen e Kampionatit Botëror Rusia 2018.

Një ndër më meritorët për triumfin e kroatëve është përzgjedhësi Zlatko Daliq, që ka ndërtuar në më pak se një vit një skuadër të kompletuar në të gjitha repartet.

Por megjithëse sot ai është në finalen e Botërorit para dhjetë vështirë se do e kishte menduar që kjo mund të ndodhte.

Dhjetë vjet më parë ai si trajner i Dinamos në kampionatin shqiptar, dhe një foto e tij rrugëve të tiranës i veshur me xhinse po shpërndahet shumë në rrjetet sociale.

Zlatko Daliq tek Dianmo ka qëndruar vetëm për një vit, ndërsa tashmë pas një dekade ai është një nga trajnerët më të mirë të botës që po shkruan histori.

Interesante