21:18, 11 Prill 2018

Karateisti Alvin Karaqi, para shtatë muajsh pësoi një lëndim të rëndë në gju, nga i cili mbeti jashtë garave për gjithë këta muaj.

Ai u operua dhe u fut në përgatitje intensive, kurse në premierligën e karatesë që u zhvillua në Marok nga 6-8 prill fitoi medaljen ne bronztë.

Gjatë rrugës ai pati katër lufta, në mesin e tyre edhe me ish kampionë bote.

Alvin Karaqi thotë se është në rrugë të mirë për t’u kthyer në top dhjetëshen botërore.

Synimi i radhës për të është evropiani për seniorë, që zhvillohet nga 10 deri më 13 maj në Novi Sad të Serbisë.

Kronikë nga Emanuell Syla: