Digjet shtëpia e aktorit të famshëm NULL NULL 28.06.2017 11:00 28.06.2017 11:00 Shtëpia e Johnny Galecki në Kalifornia për fat të keq është djegur pas një zjarri masiv. Në shtëpinë e aktorit 45-vjeçar në Santa Margarita është ndezur një zjarr prej 1.200 hektarësh, gjë që gjithashtu dëmtoi edhe shumë prona të tjera. Johnny ende nuk e ka parë dëmin, por thuhet se do të shkojë në fermë më vonë. “Zemra ime është me të gjithë në atë zonë, të cilët gjithashtu po përjetojnë humbje nga ky zjarr i egër kërcënimi”, tha Johnny në një deklaratë për TMZ, transmeton Klan Kosova. Ai shtoi: Falënderime të pafundme për zjarrfikësit. Unë e di që jeni duke luftuar për të na mbajtur të sigurt. Shumë i lumtur që askush nuk është lënduar”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.