15:01, 12 Janar 2019

Një fermë e vogël është djegur si pasojë e rrymës elektrike në fshatin Fushtica e Epërme, në Drenas.

Dëshmitar në ngjarje i kanë dërguar Klan Kosovës pamje të zjarrfikësve duke lokalizuar zjarrin.

Bëhet e ditur se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale, po ashtu të zotit të shtëpisë fshatarët i ndihmuan që në kohë t’i nxjerrë bagëtitë nga ferma.

klankosova.tv