12:18, 16 Prill 2018

Një apartament në lagjen nr.12 në Durrës është përfshirë nga flakët, fatmirësisht në momentin ku aty nuk ndodhej asnjë njeri.

Ndërhyrja në kohë e forcave të zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, që ka shkaktuar djegien e kuzhinës së banesës.

Mësohet se shkak i zjarrit është bërë rrjedhja e bombolës së gazit. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes./syri.net

Interesante