20:09, 13 Gusht 2017

Tymi fillimisht mbuloi lagjen “Bair” e pastaj gati tërë qytetin e Mitrovicës.

Kjo pasi pasditen e së dielës një shtëpi dhe më pas edhe objekti i shkollës fillore “Musa Hoti” morën flakë, njofton Klan Kosova.

Zjarrfikësit me ndihmën edhe të qytetarëve arritën që ta lokalizojnë zjarrin e bënë që ai mos të përhapet më shumë.

Zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Avni Zahiti bëri me dije për Klan Kosova se pavarësisht zjarrit të madh nuk u lëndua askush.

Në vend ngjarje doli edhe kryetari i komunës Agim Bahtiri.

Kronikë nga Avdyl Pajaziti.

Interesante