8:47, 11 Janar 2018

Shpesh lexojmë studime të ndryshme në të cilat shohim që konsumimi i tepërt i mishit është i dëmshëm për shëndetin tonë.

Megjithatë mjeku Stephen Smith, profesor në Universitetin e Texas, ka deklaruar që një dietë ku përfshihet ushqimi me mish gjashtë ditë në javë është e mirë.

“Gjoksi ka acid oleik më shumë sesa pjesët e tjera dhe bifteku bëhet me mish gjoksi zakonisht. Acidi oleik është i mirë për tensionin”, thotë Smith.

Mishi i kuq zakonisht nuk njihet si ushqim i shëndetshëm. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka futur në listën e saj të ushqimeve kancerogjene vitet e fundit. Salçiçet, proshuta dhe çdo lloj sallami u konsideruan kancerogjenë, ndërsa bifteku, mishi i derrit dhe ai i qengjit u konsideruan si “ndoshta kancerogjene” nga OBSH-ja.

Por, sipas Smith, kur gatuhet siç duhet dhe nëse lopa është ushqyer mirë, bifteku mund të përmbajë nivele të larta të acidit oleik, që gjendet edhe të avokadoja apo vaji i ullirit. Një nga studimet e fundit të tij ka treguar se ata që hanë biftek kanë nivel të ulët kolesteroli të keq dhe nivel të lartë kolesteroli të mirë.

Duhet të përmendim këtu se Dr. Stephen Smith ka shumë kritikë, të cilët thonë se studimet e tij nuk kanë baza akademike.