Diddy e quan eksperiment mizor filmin “Black Panther” NULL NULL 12.07.2018 17:00 12.07.2018 17:00 Filmi “Black Panther” ishte një sukses i jashtëzakonshëm dhe theu rekorde në box office. Audienca u nda tejet e kënaqur dhe mori kritika të mira, megjithatë njëjtë nuk mendon edhe reperi i njohur Puff Diddy. Ai ka thënë se filmi nga Marvel “ofroi më shumë se sa që duhej”. Me një regjisor afro-amerikan dhe pjesën më të madhe të aktorëve me ngjyrë, ky film u përfol pikërisht sepse u ofroi mundësi njerëzve me ngjyrë të paraqiten në ekranin e madh. Megjithatë Diddy dyshon se vetëm një film mund të ndryshojë gjërat në industrinë e filmit. “Black Panther ishte një eksperiment mizor. Ne jetojmë në 2018 dhe është hera e parë që industria e filmit na ofron një mundësi të barabartë loje në blockbuster dhe investimin e milionave në realizim. Asgjë nuk mund të behet nëse nuk ke resurse. Mirëpo kur ne kemi resurset, ne ofrojmë më shumë se ç’duhet”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.