DiCaprio nxit liderët ta shpëtojnë botën NULL NULL 23.04.2016 16:20 23.04.2016 16:20 Aktori 41 vjeçar, Leonardo DiCaprio ka mbajtur një fjalim në Ditën e Tokës në New York, për ta nxitur botën që të bëjë diçka rreth ndryshimeve klimatike. “Planeti ynë nuk do të mund të shpëtohet derisa ne nuk i lëmë lëndët djegëse fosile në tokën ku përkasin”, ka thënë Leo. ‘Ne mund ta urojmë njëri tjetrin sot, por kjo nuk do të thotë asgjë nëse kur të ktheheni nëpër vendet tuaja do të dështoni ta shtyni përtej premtimeve këtë marrëveshje historike. Tani është koha për veprime të guximshme, të papara”, i tha aktori turmës së liderëve botërorë. “Bota tani është duke na shikuar. Ju ose do të lavdëroheni nga brezat e ardhsëm ose do të poshtëroheni prej tyre”, ka përfunduar ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.