20:00, 16 Prill 2018

Leonardo DiCaprio, beqari i Hollywood i preferuar nga të gjithë, së fundmi është parë në shoqërinë e një vajze që besohet se është e dashura e tij e re.

DiCaprio ishte prezent në ndejën e Rihanna-s në Coachella, i shoqëruar nga modelja argjentinase Camila Morrone.

Në këtë ndejë ajo është parë tejet e afërt me Leonardon, ndërsa për një lidhje në mes tyre ka pasur thashetheme qysh nga dhjetori i vitit të kaluar.

Leonardo gjithashtu ka komunikuar edhe me Rihanna-n në këtë ndejë. Ju kujtojmë që këta të dy kishin një romancë tejet të shkurtër, por siç duket kanë hedhur gjithçka prapa krahëve.

 

Image result for rihanna coachella

Interesante