19:14, 14 Shkurt 2018

Nëse Dita e Shën Valentinit tënd ka në fokus vetëm dhuratat e shumta dhe verën e shtrenjtë, atëherë marrëdhënia juaj mund të jetë duke u rrënaur, thotë një studim i ri.

Hulumtuesit nga Universiteti “Brigam Jang” analizuan çiftet e martuara ndërsa gjetën se nivelet më të larta të materializmit ishin të lidhura me një zvogëlim kuptimi të rëndësisë të dashurisë, njofton Klan Kosova.

Po ashtu materialistët ishin gjithashtu më pak të lumtur në martesën e tyre, sipas gjetjeve.

Një profesor i martesave dhe studimeve familjare, tha se çiftet duhet të shmangin përqëndrimin në gjëra dhe në vend të kësaj të kalojnë kohë në marrëdhëniet e tyre.

Psikologët e shohin materializmin si vlera e parave, zotërimeve dhe shenjave të jashtme ose të prekshme të statusit mbi burimet e brendshme ose ndërpersonale të përmbushjes, njofton Klan Kosova.

Interesante