11:10, 13 Janar 2018

Një person është arrestuar në Prizren të premten rreth orës 17:00 pasi i njëjti ka ushtruar dhunë mbi prindërit e tij.

I dyshuari ka sulmuar fizikisht nënën dhe babanë duke u shkaktuar lëndime trupore, thuhet në raportin e policisë, njofton Klan Kosova.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

klankosova.tv