Dhjetëra media mbyllen në Turqi NULL NULL 27.07.2016 22:49 27.07.2016 22:49 Autoritetet turke kanë njoftuar mbylljen e dhjetëra mediave, pas grusht shtetit të dështuar më 15 korrik. Tri agjenci të lajmeve, 16 kanale televizive, 45 gazeta dhe 15 revista do të mbyllen. Rreth 1,700 anëtarë të forcave të armatosura – duke përfshirë 149 gjeneralë dhe admiralë – janë shkarkuar, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Qeveria thotë se kleriku me bazë në SHBA Fethullah Gulen ishte prapa ushtrisë në këtë tentativë grushti shteti – një kërkesë që ai e mohon. Të paktën 246 persona kanë vdekur ndërsa më shumë se 2000 vetë janë plagosur gjatë tentativës së grusht shtetit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani kujton masakrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri 17 minuta më parë