21:00, 10 Janar 2017

Bukuria e lëkurës nuk është vetëm prej kremit, xhelit, serumit apo maskave të ndryshme; ka të bëjë edhe me dietën ushqimore. Në qoftë se lëkura jonë është e ushqyer mire, atëherë do të jetë e shëndetshme dhe do duket bukur.

Kjo është arsyeja pse ia vlen të njohim ato ushqime që e japin efektin drejt e në lëkurë.

1. Rukola, e pasur me silic, një aleat për bukurinë e lëkurës sonë dhe elasticitetin të saj.

2. Vaji i ullirit përmban vitaminë E, acide yndyrore dhe substanca antioksiduese, që mbrojnë lëkurën tonë duke parandaluar plakjen.

3. Limoni, në sajë të vitaminës C që gjendet në të me shumicë, ndihmon në rigjenerimin e indeve dhe sintezën e kolagjenit. Rezultati? Lëkura merr bukurinë dhe shkëlqimin natyral.

4. Karrotat të pasura me vitaminë A, ndihmojnë lëkurën tonë nga plakja, duke përmirësuar pamjen.

5. Bajamet janë të pasura me shumë substanca të dobishme. Ato përmbajnë acidet yndyrore esenciale që sigurojnë butësi tonë të lëkurës, shkruan Living.

6. Veza përmban aminoacide dhe squfur, që janë shumë të dobishme për formimin e keratinës, një proteinë që ndihmon për të mbajtur të shëndetshme lëkurën.

7. Uji mineral përmban shumë elemente të rëndësishme për trupin tonë dhe më gjerë. Një tjetër arsye e mirë për të konsumuar sa më shume ujë gjatë ditës, sepse ndihmon indet e lëkurës për të qëndruar të hidratuara.

8. Mishi një burim i shkëlqyer i hekurit, mineral ky që ndihmon të mbajë lëkurën tonë të re. Rezultati? Më pak rrudha dhe lëkurë më e fortë.

9. Avokado, fal vitaminës E, lufton shenjat e plakjes dhe radikalet e lira, duke ndihmuar për ta mbajtur lëkurën e hidratuar dhe me ngjyra të ndezura.

10. Peshku, i pasur me minerale të rralla të tilla si jod, zink dhe Omega 3, siguron elasticitetin e lëkurës.

Interesante