Dhjetë fshehtësi për linjë vitale NULL NULL 01.07.2015 23:00 01.07.2015 23:00 Bëni disa ndryshime me të cilat shumë shpejt dhe pa mund do ta sillni trupin tuaj në linjat që i meriton, por edhe në linjat që gjithmonë i keni ëndërruar. Viki Kamings, eksperte për humbjen në peshë, ka përpiluar listën prej dhjetë këshillave me ndihmën e të cilave, nëse ju përmbaheni natyrisht, do të keni një linjë vitale dhe një trup të shëndoshë. Ushqimi Fillojani të ushqeheni në mënyrë më të shëndetshme, duke filluar që nga sot. Kaloritë Numërojini kaloritë të cilat i konsumoni. Porsa ta eliminoni ushqimin që është i pasur me shumë kalori, menjëherë edhe dieta do të fillojë të ndikojë dhe ta ketë efektin e saj. Zgjidhni artikujt ushqimorë Konsumoni ushqimin, i cili posedon më pak kalori, e jo më pak ushqime kalorike. Kur ta keni zgjedhur ushqimin, shikojeni vlerën ushqyese të secilit artikull, jo të jetë kalorik. Lexojini udhëzimet Nëse në ndonjërin prej prodhimeve shkruan se ka pak yndyrë, kjo nuk do të thotë se nuk ka shumë kalori. Kujdes nga hilet e marketingut dhe me kujdes lexoni etiketat. Dëgjojeni trupin tuaj Nëse gjatë ndryshimit të mënyrës së të ushqyerit pranoni shenja negative, mendoni rreth mënyrës tuaj dhe përcillni instinktin tuaj. Ndoshta duhet të ndryshoni diçka. Jini struktë Një herë brenda javës mos konsumoni ushqim të rafinuar e as të fërguar, as pije të gazuara dhe alkool. Vetë jeni përgjegjës Për gjithçka që ju ndodh vetë jeni përgjegjës. Askush më shumë se ju nuk mund të përkujdeset për trupin dhe shëndetin tuaj. Mos hiqni dorë nga gjithçka Me kalimin e kohës përkujdesuni rreth cilësisë dhe sasisë, por nëse nuk mundeni pa ndonjë ëmbëlsirë, konsumoni. Para së gjithash, jini aktiv Ushtrimet janë të një rëndësie të veçantë, por nëse nuk pëlqeni ushtrimet, atëherë merruni me diçka që ju vë në lëvizje, diçka që ju pëlqen ju. Mos bëni gjëra të cilat nuk i pëlqeni të bëni. Efekti “jo-jo” Efekti “Jo-jo” është demotivuesi më i tmerrshëm për largimin e kilogramëve shtesë. Deri te kthimi i kilogramëve vjen kur nga ushqimet largoni shumicën e artikujve dhe vuani urie. Më mirë përcaktohuni për humbje të ngadaltë të kilogramëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 22 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 22 orë më parë