18:36, 3 Dhjetor 2018

Shumë lajme janë shkruar së fundmi nga portale të ndryshme për luftëtarin shqiptar Florian Marku dhe debutimin e tij në boksin profesionist.

Megjithatë, lajmi që ai e ka nisur me fitore boksin është i pavërtetë.

Në fakt, Florin Marku ka pësuar humbje me nokaut teknik qysh në raundin e parë nga boksieri serb Nikola Janicievic, përballje që është zhvilluar më 1 dhjetor 2018 në Ulm të Gjermanisë.

Serbi para se të përballej me Markun ishte pa fitore, në tri luftëra kishte tri humbje, të gjitha humbje me nokaut.

Fitoren e parë, edhe atë më nokaut teknik e arriti kundër Florian Markut.

BoxRec (boxrec.com) është adresa zyrtare e të gjithë boksierëve profesionist në krejt botën, ku tregohen statistikat e tyre, për paraqitjet, titujt e disa detaje tjera.

klankosova.tv