11:56, 15 Mars 2017

Një lulzim i madh i algave ka transformuar një breg australian në një dritë të madhe me ngjyrë të kaltërt.

Banorët në Tazmani janë mahnitur nga “algat bioluminishente” të quajtura si shkëlqimi i detit, transmeton Klan Kosova.

Fenomeni natyror ndodh zakonisht gjatë kohës që këto organizma të vogla ndriçojnë si një mekanizëm mbrojtës, sipas ekspertëve.

Kjo është parë zakonisht në ujërat e qeta. Edhe pse nuk janë toksike, algat mund të shkaktojnë irritime të lëkurës tek disa persona.

“Kam qenë i tronditur. Ishte një pamje e mahnitshme”, ka thënë Brett Chatwin, i cili ka fotografuar spektaklin.

Bioluminescence spotted off Tasmania's Preservation Bay

 

Interesante