Detaje rreth vdekjes së aktorit Art Kurti (VIDEO) NULL NULL 24.04.2018 23:10 24.04.2018 23:10 Mëngjesin e së martës është gjetur i vdekur aktori Art Kurti, në një makinë në rrugën Goden-Gjakovë. Në familjen e aktorit nuk deshën të flasin për vdekjen e tij, trupi i të cilit u gjet në një veturë, të cilën e kishte huazuar nga shoku i tij me inicialet B.A. Ata thanë jashtë kamerave se nuk i dinë rrethanat e vërteta që i morën jetën Artit. Megjithatë zyrtarja për informim e policisë nga rajoni i Gjakovës, Lirie Podrimaj, përmes telefonit i tha Klanit se trupi i pajetë i viktimës u gjet në orën 7:50 në rrugën Gjakovë -Goden. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri dhe një plumb i shkrepur. Trupi i pajetë është dërguar në mjekësinë ligjore për autopsi, ndërkohë që sipas Podrimës, policia dhe prokuroria kanë marrë të gjitha masat për ta ndriçuar rastin. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 18:00 në tyrben e “Sheh Fetahu-t”, në magjistralen Gjakovë-Prizren. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë