14:37, 14 Janar 2018

Zëdhënësja e përfaqësues se lartë të Bashkimit Europian, Maja Kocijançiq, ka konfirmuar deklarimin e Avni Arifit për Klan Kosovën se dialogu mes Kosovës e Serbisë do të vazhdojë të martën, njofton Klan Kosova.

Kocijançiq ka deklaruar për Novostin se krerët e ekipeve teknike negociatore, Avni Arifi dhe Marko Gjuriq kanë konfirmuar pjesëmarrjen në diskutimet që do të mbahet nga 16 deri më 18 janar në Bruksel.

Është parashikuar që brenda tri ditëve në rend të ditës të jenë; zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri tani, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe si dhe liria e lëvizjes dhe drejtësia.

“Bashkimi Europian pret që të dy palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në bisedime”.

“Zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialog është një detyrim që të dyja palët kanë marrë në raport me BE dhe përcaktojnë shpejtësinë e përparimit në rrugën europiane”, ka thënë Kocijançiq.

klankosova.tv

 

Interesante