Detaje nga shpërthimi në Hajvali ku vdiq një person (VIDEO) NULL NULL 23.03.2018 17:40 23.03.2018 17:40 Një person ka humbur jetën pas një shpërthimi të ndodhur në një shtëpi në rrugën “Adnan Loku” në Hajvali, njofton Klan Kosova. Policia e Kosovës ka njoftuar se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 14:30, saktësisht në një objekt përcjellës të një shtëpie. Bëhet fjalë për një mashkull me inicialet M.G., 42 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e ngjarjes, por policia beson se bëhet fjalë për shpërthimin e një granate dore. “Mbështetur në rezultatet e para të hetimit dhe të ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se shpërthimi ka ardhur si rrjedhojë e aktivizimit të një mjeti shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore”, thuhet në raportin policor. Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe ekipet e Forenzikës të cilët janë marrë me hetimet në vendin e ngjarjes. Familja e të ndjerit për momentin janë të bllokuar si dhe kufoma ende nuk është nxjerrë nga vendi ku ka ndodhur shpërthimi. Personi M.G. ka lënë pas vetës gruan dhe pesë fëmijë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 20 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 1 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 1 orë më parë