12:51, 19 Mars 2017

Lëkura juaj është një prej pjesëve më të rëndësishme të trupit tuaj.

Ajo është organi që ndan organizmin tuaj nga ambienti i jashtëm – pra roli i saj është më shumë mbrojtës.

Ka edhe shumë fakte të ndryshme rreth këtij organi e të cilat shumë njerëz edhe mund të mos i dinë, duke nisur nga sipërfaqja që ajo mbulon – që përfshinë 1.85 metra katror.

Pastaj fakt tjetër, është se lëkura përbën 15 për qind të peshës suaj trupore, transmeton Klan Kosova.

Kurse disa fakte tjera janë:

– Melanina kontrollon ngjyrën e lëkurës suaj dhe sytë tuaj.
-Lëkura rigjeneron veten për çdo 28 ditë.
-Sasia më e madhe e pluhurit në shtëpitë tuaja bëhet nga mbetjet e vdekura të lëkurës
-Proteina e njohur me emrin Keratinë bën që lëkura juaj të jetë e papërshkrueshme nga uji.
– Ajo kur ekspozohet në diell vetëkrijon vitaminën D.

Interesante