‘Despacito’ drejt rekordit NULL NULL 19.06.2017 16:31 19.06.2017 16:31 Hiti në gjuhën spanjolle ‘Despacito’ dhe videoklipi i saj, janë duke shkuar sigurt drejt vendit të parë sa i përket videos më të klikuar në Youtube. Kjo pasi që në më pak se gjashtë muaj, kjo këngë ka arritur 2 miliardë e 52 milionë klikime. Video më e klikuar është Gangnam Style, që ka 2 miliardë e 873 milionë klikime, andaj me ritmin që po ec ‘Despacito’, kjo këngë duket se ‘ngadalë’ do ta kalojë videon e PSY me klikime dhe të bëhet video më e shikuar në histori. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.