17321563_10154459239738435_1283269823_n
23:29, 16 Mars 2017

Në Bibliotekën ”Hivzi Sylejmani” do të hapet një ekspozitë e përhershme ku vizitorët do të mund të gjejnë dëshmitë e krimeve të luftës të kryera nga serbët në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur në Ora e Fundit, Bekim Blakaj, Drejtor ekzekutiv i Fondit për të Drejtat Humanitare në Kosovë, teksa tha se kjo ekspozitë pritet të hapet në fund të muajit gusht të këtij viti, njofton Klan Kosova.

Sipas Blakajt, kjo ekspozitë e përhershme do t’iu shërbej të gjithë atyre që duan të kuptojnë më shumë dhe të vedijësohen rreth asaj se çfarë ndodhi në realitet në Kosovë gjatë luftës, e që theksoi që këto dëshmi do të mund t’i  shfrytëzojnë edhe të gjithë ata që merren me hulumtime.

”Ajo është një marrëveshje mirëkuptimi.  Ambasada  e Zvicrës e mbështet këtë projekt, që në kryeqytet të vendoset një qendër për ekspozitë e përhershme për krimet e kryera nga serbët në Kosovë”.

”Ekspozita pritet të hapet diku në fund të verës. Ajo pritet të përmbaj disa çështje tematike që janë trajtuar edhe në Tribunalin e Hagës”.

”Kjo qendër dokumentuese do të shërbejë si e mirë e qytetarëve të Kosovës e po ashtu edhe për ata të cilët do të hulumtojnë për krimet që janë bërë nga serbët në Kosovë”.

”Fondi për të Drejtën Humanitare, është në kontakt me familjarët e viktimave. Kemi pasur përkrahje të madhe nga ta e po ashtu edhe nga ish-Drejtoresha e Kulturës”.

”Më vjen mirë që kemi gjetur një përkrahje të tillë në kryeqytet”.

”Qysh në hapje do të ketë një numër të konsiderueshëm të ekspozitave të ndryshme. Ato në rend të parë do të plasohen në formë elektronike. Do të mund të dëgjohen prova që janë paraqitur në Tribunalin e Hagës”.

”Ajo do të qëndrojë deri në 15 vite ku të gjithë vizitorët do të mund të kenë mundësi të hulumtojnë” ka përfunduar Blakaj në Ora e Fundit, njofton Klan Kosova.

 

Interesante