Deshi ta shesë të birin që t’i blejë gruas një veturë NULL NULL 17.01.2017 09:18 17.01.2017 09:18 Një baba nga Kina, ka provuar që ta shesë djalin e tij, në mënyrë që t’i blejë gruas një veturë. Ai donte të divorcohej nga gruaja e tij, mirëpo ajo i kishte thënë që duhet me patjetër t’ia blinte një veturë në mënyrë që ajo të pajtohej me marrëveshjen e divorcit. Burri ishte kapur nga syri i kamerave me djalin e tij pesë muajsh në krahë, nëpër rrugët e qytetit Linyi në Kinë, përderisa po priste për një blerës potencial, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova. Policia e ka arrestuar burrin që kishte dashur t’i shiste djalin një të panjohuri që e kishte gjetur në internet, për 9606 funte britanike. I dyshuari me emrin Zhang, është xhiruar nëpër rrugë me një paraqitje tejet nervoze, përderisa për 10-të minuta e pret blerësin e fëmijës së tij. Foshnja nuk kishte veshur mjaftueshëm rroba, dhe kishte filluar të qajë për shkak të ftohtit. Policia që po patrullonte nëpër rrugë, e kishte parë Zhangun dhe menjëherë e kishte arrestuar. Pas marrjes në pyetje, ai kishte rrëfyer se e kishte hedhur të birin në shitje. Një blerës ishte pajtuar që t’i paguante atij 9606 funte, dhe i kishte thënë që ta priste në atë rrugë ku edhe është xhiruar Zhang me fëmijën në dorë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.