Deschamps nderohet me emrin e një stacioni metroje në Francë NULL NULL 17.07.2018 13:22 17.07.2018 13:22 Një stacion metroje në Francë do ta bartë emrin e trajnerit të Gjelave, Didier Deschamps, i cili ë dielën u shpall kampion i botës me Gta. Përderisa Të Kaltrit u kthyen në shtëpi me trofeun e Kupës së Botës të hënën, autoritetet franceze të transportit thanë se do t’i riemëronin gjashtë stacione metroje në nderim të ditës së lavdishme. Njëri prej tyre, “Notre-Dame des Champs” tani do të quhet “Notre Didier Deschamps (I yni Didier Deschamps), në nderim të trajnerit”. Deschamps është vetëm i treti që arrin ta fitojë këtë trofe si lojtar dhe si trajner, pasi që herën e parë e kishte fituar më 1998. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.