22:14, 16 Prill 2018

Andres Iniesta ka paralajmëruar më parë se sivjet mund t’i jap fund karrierës së shndritshme me Barcelonën.

Kjo mund të ndodhë menjëherë pas përfundimit të finales në Copa del Rey, shkruan Sport, përcjell Klan Kosova.

Kështu më 30 prill spanjolli do të jetë mes dy zgjidhjes, të vendosë të vazhdojë me Barcën edhe më tej, apo t’i jap fund karrierës.

Kështu ndeshja kundër Sevillas, do të jetë përcaktuese nëse Iniesta do të vazhdojë të mbrojë edhe më ngjyrat e katalonasve.

Interesante