Deri ku shkuan ofendimet për Milot Rashicën? (VIDEO) NULL NULL 17.08.2016 21:28 17.08.2016 21:28 U zgjodhën forma të ndryshme për t’i bindur të vijnë e të përfaqësojnë vendin e tyre Idhujt e tyre, sportdashësit kosovarë po ëndërrojnë t’i shohin në fanellën e shtetit të ri, njofton Klan Kosova. Tani kur Kosova qëndron e barabartë me të gjitha Federatat tjera nën ombrellën e FIFA-s dhe UEFA-s, synimi kryesor mbetën paraqitjet në fushën e blertë që të jenë mbresëlënëse. Dhe që të ndodhë një gjë e tillë varet nga kualiteti i atyre që do të jenë në fushë. Ai që bëri hapin e parë, ishte Milot Rashica. I riu vushtrrias ani pse një ndeshje e zhvilloi me fanellën kuq e zi, që nga kualifikimet për Botërorin Russia 2018, vendosi të mbrojë ngjyrat e shtetit të tij. Supermesfushori I Vitesses, deri tani llogaritet si vlera më e madhe e Përfaqësueses së shtetit të ri Atyre që zgjedhja e tij nuk u pëlqeu, lëshuan një varg akuzash për të duke ofenduar e duke e quajtur edhe tradhtar apo bir serbi. Pas gazetarit Andi Bushati, një tjetër person i mediave shqiptare ka thumbuar Rashicën. Gazetari i të përditshmes SHEKULLI Isuf Kurtaj, përdori profilin e tij në Facebook që fillimisht ta ngacmojë futbollistin me një batutë provokuese, e më pas edhe me ofendime më të rënda. Për ofendimin që i është bërë Rashicës, por edhe detajet tjera mund t’i ndiqni në kronikën e Kushtrim Reshitaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.