Dërgimi i astronautëve në Mars është marrëzi, thotë astronauti Anders NULL NULL 24.12.2018 08:25 24.12.2018 08:25 Një prej burrave të parë që është rrotulluar në orbitën e Hënës, ka thënë se plani i misionit për në Mars është një marrëzi. Bill Anders, piloti i modulit hënor të Apollo 8 – fluturakja e parë me njerëz që ka lënë orbitën e Tokës, ka thënë se dërgimi i ekipeve në Mars “është pothuajse qesharake”, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Aktualisht është NASA që ka planifikuar dërgimin e njerëzve në një mision në Hënë. Më këtë dëshiron që të aftësohet dhe të zhvillojë teknologji që i mundësojnë njerëzimit të lëshohet në Mars. NASA është kontaktuar lidhur me komentin e Anders, por që s’ka kthyer përgjigje. 85 vjeçari ka thënë se është “përkrahës i madh” i programeve “të mëdha” pa pilot “kryesisht sepse janë më pak të kushtueshme”. Por që ka thënë se mbështetja publike thjeshtë s’është për bërë investime të shtrenjta nëpër misione. “Cila është domosdoshmëria? Çfarë na shtyn që të shkojmë në Mars? Ka thënë ai, duke shtuar se “Nuk mendoj që kjo i intereson publikut”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë komandantin e lartë të Hamasit në Al-Shifa 6 minuta më parë
Lajme Franca mbyll faqen e interneti që pretendonte se po rekrutonte vullnetarë për të luftuar në Ukrainë 13 minuta më parë