23:02, 11 Tetor 2018

Deputeti i Listes Serbe, Igor Simiq, ka reaguar për fitoren e Serbisë shënuar ndaj Malit të Zi në kuadër të ndeshjes për kualifikim në Ligën e Kombeve.

Përmes një reagimi të tij në facebook, Simiq thotë se me Serbinë po feston edhe shumica e Malit të Zi, njofton Klan Kosova.

Sipas deputetit të Listes Serbe, kjo mënyrë e festimit po bëhet pasi në Mal të Zi shumica e banorëve janë serbë.

Në fund ai ka dhe një mesazh para se të shfaqet i entuziasmuar ndaj fitores së Serbisë:

”Dashuria me dhunë nuk bëhet” shprehet ai, njofton Klan Kosova.

Përfaqësuesja e Malit të Zi u mposht si vendase me rezultat 0 me 2 nga Serbia në ndeshjen e kësaj të enjte.