Deputetët e Shqipërisë shkojnë në pushim deri më 11 gusht NULL NULL 29.07.2016 17:34 29.07.2016 17:34 Deri më datën 11 gusht deputetët e Shqipërisë do të jenë pushim. Kështu tha kryeparlamentari Ilir Meta në përfundim të takimit me ambasadoren gjermane, ndërsa për seancën e miratimit të 7 ligjeve do të vendoset dy ditët e ardhshme. “Gjithçka do të ecë në respekt me kushtetutën dhe me afatet me partnerët ndërkombëtarë. Jemi duke diskutuar për të përcaktuar sa më shpejt kohën e mbajtjes së seancës, për të miratuar ligjin për vettingun dhe ligje të tjera të cilat janë të domosdoshme. Jemi në një proces diskutimesh dhe me z.Xhafaj e Bylykbashin, dy ambasadorët Lu e Vlahutin, komunikimet do të jenë dhe me kryetarët e grupeve parlamentare”. “Deri në 11 gusht deputetët mund të jenë të qetë dhe të vazhdojnë programin e tyre, por besoj se këto dy ditë do të kemi shumë më të qartë që të vazhdojmë rrugën e nisur, t’i respektojmë të gjitha afatet që e ndihmojnë Shqipërinë të marrë rekomandimin pozimit për hapjen e negociatave. E vetmja gjë e sigurt është që, unë, z. Xhafaj dhe z. Bylykbashi do të bëjmë pushime dimërore. Do t’ju njoftojmë në dy ditët e ardhshme, kur të jemi të bindur se po shkojmë drejt të seance të suksesshme”, ka thënë Meta, shkruan Lapsi.al. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sveçla takohet me Ballën, bien dakord që Policisë së Kosovës t’i bashkohet Taskforca e Përbashkët e Migracionit 5 minuta më parë
Lajme U hetuan dhe vëzhguan fshehurazi për një kohë të gjatë, arrestohen dy të dyshuar për drogë e armë 22 minuta më parë
Kosova Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të shfrytëzojmë resurset dhe të forcojmë urat e bashkëpunimit mes dy vendeve 24 minuta më parë