Deputetët britanikë përgatisin mocion për ta bllokuar daljen pa marrëveshje nga BE NULL NULL 20.01.2019 18:32 20.01.2019 18:32 Një grup ndërpartiak i deputetëve britanikë do ta paraqesë një projekt-ligj të hënën i cili do t’i jap Parlamentit të drejtën që ta vonojë çështjen e largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Nëpërmjet këtij projektligji synohet që të pengohet largimi i BM-së pa ndonjë marrëveshje me BE-në, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova. Kujtojmë se me 23 qershor të vitit 2016, Britania e Madhe nën udhëheqjen e ish kryeministrit David Cameron, ka mbajtur një referendum në të cilin është votuar për largim nga Bashkimi Europian. Gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar kryeministrja e tanishme, Theresa May, arriti të sigurojë një marrëveshje me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Europian, për një largim ku do të ishin të pajtuara të dyja palët. Mirëpo kjo marrëveshje nuk është përkrahur nga deputetët në Parlamentin britanik, kështu duke u cilësuar si një humbje e rëndë për Kryeministren Theresa May. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Festa e Pashkëve: Dodë Gjergji fton qytetarët për paqe, harmoni, barazi e tolerancë fetare 33 minuta më parë