Departamenti Amerikan i Shtetit reagon për gjendjen në Kosovë NULL NULL 04.08.2018 09:30 04.08.2018 09:30 Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar me një deklaratë e cila vjen pas një situate të komplikuar politike në Kosovë, ku së fundi është folur edhe për korrigjim të kufirit me Serbinë, për një autonomi të pjesës veriore, dhe për një bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën. Vendi mik edhe njëherë ka thënë se e mbështet fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja mes Prishtinës dhe Beogradit. “Normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës është thelbësor për qëndrueshmërinë rajonale”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të shtetit. “Normalizimi po ashtu do t’iu hapte rrugë të qarta të dyja vendeve drejt anëtarësimit eventual në Bashkimin Evropian”. “Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës”. “Tash është koha që palët të jenë kreative dhe fleksibile”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 51 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 57 minuta më parë