geti
17:30, 18 Mars 2017

Verën e kaluar, reperi i njohur nga Prishtina, Getoar Selimi, ra pre e një grabitjeje në apartamentin e tij në zonën “Kodra e Diellit” në Tiranë, pasi një vajzë 17-vjeçare i vodhi orën 35 mijë euro.

Vajza me inicialet D.K ishte e bija e pastrueses të cilën Geti e kishte punësuar, dhe u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

Grabitjen vajza e kishte kryer kur Marina dhe Geti nuk ndodheshin në shtëpi, e të njëjtën orë më pas ajo ia kishte dhuruar të dashurit të saj.

Gjykimi tashmë ka përfunduar dhe vajza është dënuar me 5 vjet liri me kusht.

Gjykata ka deklaruar të fajshëm edhe të dashurin e saj, personi të cilit i ka dhuruar orën e Getoarit, pasi e ka vjedhur atë.

Ai është shpallur fajtor për akuzën e “moskallëzimit të krimit”, dhe është dënuar me 18 muaj liri me kusht.

Interesante