Dënohet kryetari në largim i Parteshit, Dragan Nikoliq NULL NULL 24.10.2017 11:37 24.10.2017 11:37 Kryetari në largim i Komunës së Parteshit, Dragan Nikoliq është shpallur nga Gjykata Themelore në Gjilan. Ai është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht për një vit, njofton Klan Kosova. Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj gjykate, Sabit Shkodra. “Dragan Nikoliq është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht për një vit” është shprehur Shkodra. “Ai është dënuar për veprën penale Keqpërdorim i Detyrës Zyrtare”, ka shtuar më tej. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 29 minuta më parë