Demokratët e Shkodrës peticion kundër Bashës: Po shkatërron PD-në NULL NULL 17.07.2017 16:05 17.07.2017 16:05 Edhe demokratët e Shkodrës kanë firmosur peticionin kundër zgjedhjeve në Partinë Demokratike, njësoj si në qytetet e tjera si Durrësi, Vlora dhe Tirana. 120 anëtarë të PD-së kanë nënshkruar ditën e sotme peticionin ku i kanë kërkuar Lulzim Bashës të ndalë farsën, zgjidhjet e imponuara, përjashtuese dhe konfliktuale për rimëkëmbjen e partisë, pasi në të kundërt opozita demokrate rrezikon asgjësimin, shkruan Lapsi.al. Nënshkruesit shprehen se Basha duhet të marrë përgjegjësi për disfatën e 25 qershorit dhe jo të justifikohet duke fajësuar kundërshtarin politik për manipulim apo blerje vote. Ndërkohë që ky peticion bëhet pak para vizitës se kreut te PD-së ne Shkodër. Ja peticioni i demokratëve të Shkodrës: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.