“Demokracia Studentore” kërkon që Kisha në UP të shndërrohet në muze NULL NULL 26.09.2016 12:09 26.09.2016 12:09 Organizata “Demokracia Studentore”, përmes një aktiviteti simbolik të organizuar të hënën para kishës ortodokse e cila ndodhet në kampusin e Universitetit të Prishtinës, ka kërkuar që ky objekt fetar të shndërrohet në muze. Sipas tyre, kisha që është vendosur në oborrin e Universitetit nga regjimi i dhunshëm i Millosheviqit, të shndërrohet në muze ku do të prezantohen krimet e masakrat që serbët kanë kryer në Kosovë, raporton Klan Kosova. Organizatorët kanë thënë se do të vazhdojnë edhe më tutje të protestojnë, deri sa të ndërmerret diçka në lidhje me këtë. Ndërkaq, ata janë lejuar nga policia të vendosin një pano me fotografi të masakrave të kryera në Kosovë gjatë luftës së vitit 1999. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024