demi
23:00, 20 Mars 2017

Demi Lovato duket se nuk ka humbur kohë derisa ka qëndruar në qytetin e Neë York-ut.

Këngëtarja është parë me një mashkull të njohur për publikun derisa po darkonin së bashku. Sipas një burimi të afërt me 24 vjeçaren, të dy ishin shumë në disponim dhe po kalonin kohë shumë të mirë së bashku.

Lovato kohët e fundit festoi pesë vjetorin e kalimit të periudhës kur edhe ka lënë konsumimin e alkoolit, pas një varësie, transmeton Klan Kosova.

“Shumë mirënjohëse. Ka qenë një udhëtim i gjatë, shumë ulje-ngritje. Thjesht jam ulur dhe kam lutur Perëndinë për të më lehtësuar këtë varësi. Jam krenare për veten por këtë nuk mund ta bëja pa ndihmën e Perëndisë, familjes sime, miqve dhe të gjithëvë që më kanë mbështetur”, kishte shkruar këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram.

 

 

Interesante