Delawie thotë se u takon deputetëve për të bërë 61 vota për Qeverinë e re NULL NULL 21.07.2017 22:40 21.07.2017 22:40 Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë për televizionin lokal serb nga Shtërpca, TV Herz, i ka bërë thirrje politikës kosovare që të veprojë shpejt, për t’i quar proceset përpara, ngase sipas tij, bota nuk ka kohë të pres, duke përfshirë këtu edhe formimin sa më të shpejt të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit. Delawie në këtë intervistë ka përmendur bërjen e 61 votave për formimin e qeverisë, duke lënë të nënkuptohet, se jo me çdo kusht ajo duhet të jetë qeveri e shumicës shqiptare. “Njerëzit që do të duhej ta formojnë qeverinë e ardhshme janë ata që votuesit i kanë zgjedhur. Këtë vendim duhet ta marrin ata persona që janë zgjedhur nga votuesit, jo unë, jo Quint-i, jo ndonjë i huaj. Qytetarët e Kosovës votuan për deputetët. Komisioni Zgjedhor i ka certifikuar rezultatet, kështu që e dimë se kush do të jenë ata deputetë, e ata duhet të punojnë për ta identifikuar një qeveri, e cila mund t’i arrijë 61 vota në Kuvend”, ka thënë Delawie në këtë intervistë, njofton Klan Kosova. “Nuk më takon mua që të them se kush do të duhej të jetë në atë qeveri; nuk i takon asnjë të huaji të thotë se kush do të duhej të jetë në atë qeveri. Iu takon qytetarëve të Kosovës që ta thonë këtë përmes përfaqësuesve të tyre të zgjedhur”. Intervistën e plotë mund ta lexoni KËTU klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë