Delawie dhe Apostolova në mbështetje të komunitetit LGBTI NULL NULL 17.05.2018 11:33 17.05.2018 11:33 Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, dhe ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie, vizituan ekspozitën e fotografive “That’s Why”, e hapur nga komuniteti LGBTI, me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë. Apostolova vlerësoi se ligjet në Kosovë nuk kanë mangësi, mirëpo problemi qëndon tek implementimi i tyre. Ajo shtoi se BE-ja do të vazhdojë ta përkrahë komunitetin LGBTI. Ambasadori Delawie tha se ka ardhur në ekspozitë për ta treguar mbështjetjen e Amerikës për komunitetin LGBTI. “Sot është Dita Ndërkombëtare kundër homofobisë. Jam këtu për të treguar mbështetjen e Amerikës për këtë kategori. Edhe nëse nuk shohim dhunë në rrugë, LGBTI po përballen me gjuhë të dhunshme.Kosova ka përparuar shumë sa i përket kësaj çështjeje në një periudhë të shkurtër kohore. Mos hiqni dorë, ta dini që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë për të ju mbështetur në çdo hap të këtij rrugëtimi”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024