Dekretimi i Xhafës, Nishani: Më të mërzitur janë njerëz pranë Qeverisë NULL NULL 20.03.2017 21:59 20.03.2017 21:59 Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani duke komentuar reagimet që solli deklarata e tij një ditë më parë për dekretimin e Fatmir Xhafës si ministër i Brendshëm, ka thënë se ata që janë mërzitur më shumë janë persona pranë Qeverisë dhe këtë ai e ka quajtur të çuditshme. “Nëse do jap dorëheqjen domethënë që s’jam i aftë të bëj detyrën time kushtetuese, ate qe bera. Disa reagime më cudisinin, emocionet që vijnë nga partitë politike… e mirëkuptoj emocionin që vjen nga përfaqësues të opozitës…me të dytët më të mërzitur dhe të sterrosur janë njerëz pranë Qeverisë, kjo për mua ka qenë e cuditshme por koha do e tregojë pse janë mërzitur kaq shumë këta njerëz pranë qeverisë”, ka thënë Nishani, shkruan Lapsi.al. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.