Deklarohet Goran Radosavljeviq -Guri: Nuk më intereson vendimi i Amerikës NULL NULL 19.12.2018 12:00 19.12.2018 12:00 Ish-komandanti i xhandarmërisë serbe, Goran Radosavljeviq i njohur me nofkën Guri ka thënë se nuk i intereson vendimi i departamentit amerikan të Shtetit që ia ka ndaluar atij hyrjen në SHBA për shkak të vrasjes së vëllezërve Bytyçi. Guri në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë ka mohuar çdo përgjegjësi për vdekjen e tre vëllezërve Bytyqi duke shtuar se ai u kishte dhënë deklarata autoriteteve hetuese dhe se me qindra herë ka folur rreth kësaj çështjeje, transmeton Klan Kosova. Departamenti amerikan ka njoftuar se ndalesa për shtetasin serb është bërë me arsyetim përfshirjen e tij në raste që vlerësohen si shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Vëllezërit Ilir, Mehmet dhe Agron Bytyçi ishin shtetasë amerikanë, ndërkohë që Washingtoni ka kërkuar vazhdimisht drejtësi për ta. Trupat e pajetë të tyre ishin gjetur në qershor të vitit 2001 në një varrezë masive në Petrovo Sello në Serbi./klankosova.tv/. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Guvernatori ligjëron për rolin e BQK-së para studentëve të Fakultetit Ekonomik 55 minuta më parë